Aktualitet

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat si pasojë e flakëve u dogjën 50 hektarë tokë, arrestohet 70-vjeçari

Një 70-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat, por si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 50 hektarë tokë me pemë frutore dhe ullishte.

“Komisariati i Policisë Lushnjë ka arrestuar shtetasin R. S., 70 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi ky shtetas dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për të djegur mbeturinat, dhe si pasojë e erës zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur rreth 50 ha tokë të mbjellë me pemë frutore dhe ullishte, si dhe u rrezikuan disa banesa përreth,” njoftojnë uniformat blu të policisë.

Ndërkaq sipas informacioneve të policisë, është proceduar penalisht edhe një 37-vjeçar i cili ka tentuar të pengojë efektivët e policisë për shoqërimin e banorëve të pranishëm në vendngjarje, në momentin e rënies së zjarrit.

“Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi D. C., 37 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pasi ka tentuar të pengojë punonjësit e Policisë për shoqërimin e banorëve të pranishëm në vendngjarje, në momentin e rënies së zjarrit,” thuhet më tej në njoftimin e policisë

#Ndezi #zjarr #për #të #djegur #mbeturinat #pasojë #flakëve #dogjën #hektarë #tokë #arrestohet #70vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button