Aktualitet
I la plumbin në derë vëllait, arrestohet një person në Pogradec

Një person është arrestuar në Pogradec, pasi ka kanosur vëllanë e tij duke i lënë një fishek te dera.
“Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin H. Ç., pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka kanosur vëllanë e tij, duke i lënë një fishek luftarak te dera e banesës”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
/a.r
#plumbin #në #derë #vëllait #arrestohet #një #person #në #Pogradec
Java News