Sport

Nuk ishim rehat ndaj tyre –

Reali i Madridit është shpallur fituesi i Super Kupës së Europës. “Los blancos” mposhtën Atalantën në finale me rezultatin 2-0 në finale. Karlo Ançeloti ka folur për mediat pas përfundimit të kësaj sfide dhe ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin.

“Të luash kundër Atalantës është si të shkosh te dentisti. Ne nuk ishim rehat në fillim, sepse nuk mundëm të bënim atë që donim… Atalanta është një ekip shumë i organizuar. Mbape? Ai ka cilësinë për të shënuar shumë gola. Ajo që duhet të kërkojmë është ekuilibri. Duhet të falënderojmë lojtarët që kanë ardhur në formë të mirë”, ka deklaruar ndër të tjera Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

#Nuk #ishim #rehat #ndaj #tyre
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button