Aktualitet
Lajm i keq për Manchester Cityn, lëndohet Oscar Bobb

Anësori i Manchester Cityt, Oscar Bobb, do të jetë jashtë fushës për disa kohë pasi ka thyer një kockë në këmbë.
21-vjeçari ka pësuar dëmtim gjatë stërvitjes të së mërkurës dhe do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit, transmeton Sport.
Qytetarët shpresojnë që norvegjezi të rikthehet në lojë para fundit të vitit 2024. Ai pritej të luante kundër Chelseat të dielën.
Anësori ka nisur të pesë miqësoret e Cityt gjatë verës. Ai asistoi golin e barazimit të Bernardo Silvës në ndeshjen e Community Shield.
/ Sport.
#Lajm #keq #për #Manchester #Cityn #lëndohet #Oscar #Bobb
gazetablic.com