Aktualitet
Përfundon takimi i shefit të CIA-s me kryeministrin Kurti

Sapo ka përfunduar takimi mes drejtorit të CIA-s, William Burns, me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta në objektin e qeverisë.
Ai është shoqëruar nga Ambasadori i Shteveve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Dje, Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Vizita e tij në Kosovë vjen pas asaj që raportohet se pati në Beograd dje dhe Bosnjë të mërkurën.
#Përfundon #takimi #shefit #të #CIAs #kryeministrin #Kurti
gazetablic.com