Edhe SPAK përgënjeshtron Këlliçin: Kemi patur mbështetjen e Policisë për kontrollet në Elbasan!

Pas akuzave të Belind Kelliçit se, në operacionin e SPAK të kësaj të enjte në Elbasan, Policia e Shtetit nuk ka zbatuar disa urdhra, Euronews Albania ka pyetur te ky insitucion lidhur me këto pretendime.
Në përgjigjen për Euronews Albania, SPAK i hodhi poshtë këto pretendimet të përfaqësuesit të PD-së, Belind Kelliçi, dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.
Kërkesa për iformacion drejtuar SPAK dhe BKH
SPAK dhe BKH kanë kryer kontrolle sot në qytetin e Elbasanit. Në disa media dhe subjekte politike është pretenduar se Policia e Shtetit ka refuzuar të zbatojë urdhrat e SPAK-ut.
A keni një koment lidhur me këtë?
A ka bashkëpunuar Policia me SPAK dhe BKH?
Sa kontrolle janë kryer?
Sa forca policie ka kërkuar SPAK?
Nëse keni kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e Policisë, a ka qenë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, apo Policisë Lokale të Qarkut Elbasan?
Përgjigja e SPAK-ut:
Në përgjigje të pyetjes suaj:
Sot, më datë 10 Prill 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer disa veprime hetimore në qytetin e Elbasanit, për të cilat ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.
Akuzat e Këlliçit
Kujtojmë se këtë të enjte, në një status në rrjetin e tij social, Belind Këlliçi shkruante se Policia e Shtetit nuk kishte zbatuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme për të bërë kontrolle në tregun e Elbasanit.
#Edhe #SPAK #përgënjeshtron #Këlliçin #Kemi #patur #mbështetjen #Policisë #për #kontrollet #në #Elbasan
Java News