SPAK nis hetimet për Tunelin e Llogarasë, Bardhi: Belinda, në burgun e grave ambienti është gati!

Gazment Bardhi ka reaguar pasi SPAK nisi hetimet për aferën e Tunelit të Llogarasë, përmes një postimi në rrjete sociale ai shkuan se e ka kallëzuar këtë aferë në gusht të 2024, duke paraqitur prova ku flitet për një abuzim prej 50 milionë eurosh.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së shkruan se përgjegjës për këtë aferë është zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati“, shprehet ajo.
Reagimi i Bardhit:
Më 12 Gusht 2024 kam kallëzuar në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro. Këto para të grabitura ditën për diell kanë shkuar në xhepat e atyre që menduan se do jenë përjetësisht mbi ligjin dhe që me paratë e korrupsionit do të mbajnë përjetësisht pushtetin.
Por, koha po tregon se i kanë bërë llogaritë gabim, me shqiptarët dhe me drejtësinë. Tani është momenti që banda e korrupsionit të pashoq në historinë e Shqipërisë, me në krye Edi Ramën dhe Belinda Ballukun, të mbajë përgjegjësi. Fatmirësisht, koha po shkurtohet dita ditës. Në burgun e grave në Pjoskë – Pogradec, ambientet janë gati.
#SPAK #nis #hetimet #për #Tunelin #Llogarasë #Bardhi #Belinda #në #burgun #grave #ambienti #është #gati
Java News