Aktualitet

“Vrasja në Vlorë, dyshime për hakmarrje”, Delia: Viktima mund të ketë pasur informacione sensitive

Gazetarja Etleva Delia e ftuar në ‘Tirana Live’ foli rreth zhvillimeve të fundit të aktualitetit,  përfshirë këtu vrasjen e Renato Hoxhaj në Vlorë. Delia tha se ka dy pista në të cilat hetimet e policisë janë thelluar. Delia përmendi se personi që ka rënë në prangat e policisë deri më tani ishte mik i Roan Brahimit, por në këtë rast konflikti i Brahimit me grupet e Vlorës nuk ka lidhje

“Mund të jetë një version që e kanë vrarë rivalët e vëllezërve Sinoamata ose nga brenda grupit të tyre që kanë dyshime se ky person ka shpërndarë informacione për grupet rivale.

Në këtë rast është publikur një foto mes personit të arrestuar dhe Roan Brahimit dhe për faktin që ka bërë udhëtime të shumta në Dubai, ku jetonte dhe punonte edhe Brahimi. Brahimi u ekzekutua në Athinë, por në këtë rast nuk është konflikti që ai mund të ketë pasur me grupet e Vlorës. Në 2023 u parandalua një vrasje në Vlorë ku u arrestua Amarildo Nikolli që tashmë bashkëpunon me drejtësinë.


Bashkëpunëtori i drejtësisë përmend një person nga Dubai për vrasjen e Ines Hajrullait që jetonte në Dubai dhe kishte një shtëpi në Lezhë, duke pasur dijeni dhe informacione nga policia nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë Roan Brahimi.”

Stylish GIF

#Vrasja #në #Vlorë #dyshime #për #hakmarrje #Delia #Viktima #mund #të #ketë #pasur #informacione #sensitive
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button