Aktualitet
Panik në fluturimin nga Tirana në Manchester/Avioni bën ulje emergjente në Londër, humb jetën pasagjeri

Një avion në fluturim i kompanisë Ryanair u detyrua të bënte një ulje urgjente në Londër, pasi një burrë vdiq tragjikisht në bord, pas një urgjence mjekësore.
Fluturimi, nga Tirana për në Aeroportin e Mançesterit, u detyrua të devijonte pak para orës 20:00 të së dielës, 10 nëntor, pasi kishte fluturuar tashmë mbi Zvicër dhe Francë.
Ekuipazhet e urgjencës mbërritën tek avioni, pas uljes dhe atyre iu bashkuan policia, mjekët dhe një ambulancë. Burri, mosha e të cilit nuk është konfirmuar, fatkeqësisht u shpall i vdekur në vendngjarje.
#Panik #në #fluturimin #nga #Tirana #në #ManchesterAvioni #bën #ulje #emergjente #në #Londër #humb #jetën #pasagjeri
Java News