Aktualitet

Nisin zgjedhjet për diasporën, Celibashi: 111 persona kanë votuar, zarfi është tërhequr nga DHL

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi deklaroi se procesi i votimit të diasporës po vijon.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi u shpreh se votuesi i parë, ishte një emigrant në Gjermani.

Celibashi shtoi se deri më tani, kanë votuar 111 persona, zarfet e të cilëve janë tërhequr nga posta DHL.


“Votuesi i parë, të cilit i ka mbërritur zarfi, ka qenë nga qarku i Dibrës, jeton në Gjermani. Janë në mbërritje, 111 zarfa, janë 111 votues dhe është tërhequr ky zarf nga DHL. Votimi nga jashtë, pra votimi i zgjedhësve shqiptarë, tashmë konsiderohet i kryer. Është rasti për të falenderuar ata të cilët u morën me këtë proces”, theksoi ai ndër të tjera.

#Nisin #zgjedhjet #për #diasporën #Celibashi #persona #kanë #votuar #zarfi #është #tërhequr #nga #DHL
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button