Osmani takohet me Kaja Kallas në Tiranë: Kosova e gatshme për hapin e radhës drejt BE-së

“Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, shkruan ajo.
Osmani thotë se duke qenë se javën e ardhshme kur Kallas të vizitojë Kosovën, presidentja Osmani do jetë jashtë vendit, vizitën e mbajtën në Tiranë.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë.
Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas”, shkruan Osmani.
#Osmani #takohet #Kaja #Kallas #në #Tiranë #Kosova #gatshme #për #hapin #radhës #drejt #BEsë
Java News