Aktualitet

Panikosi lagjen duke qëlluar me kallash nga ballkoni një vit më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë! U gjet i pajetë në shtëpinë ku jetonte i vetëm

Ka ndërruar jetë në banesë 72-vjeçari, Edmond Naska, i cili rreth 1 vit më parë terrorizoi Korçën duke qëlluar me kallash nga ballkoni i shtëpisë.

Mësohet se 72-vjeçari, i cili vuante nga probleme me shendetin mendor, është gjetur sot i pajetë në banesën e tij në lagjen 16 të qytetit të Korcës.

Prej vitesh Edmond Naska jetonte i vetëm në shtëpi. Ndërsa në korrik të vitit të kaluar ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave RENEA për të neutralizuar të moshuarin.

Sipas hetimet paraprake nuk janë vënë re shenja dhune, megjithatë pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

#Panikosi #lagjen #duke #qëlluar #kallash #nga #ballkoni #një #vit #më #parë #ndërron #jetë #moshuari #në #Korçë #gjet #pajetë #në #shtëpinë #jetonte #vetëm
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button