Aktualitet
Kanosi zyrtarin policor, arrestohet një person në Vushtrri

Të premten në Vushtrri është arrestuar një person pasi i njëjti kishte kanosur një zyrtar policor, derisa kishte qenë në detyrë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, rasti kishte ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina”.
Derisa, dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte kanosur zyrtarin policor, derisa ka qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
#Kanosi #zyrtarin #policor #arrestohet #një #person #në #Vushtrri
gazetablic.com