Aktualitet

LIVE! Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pritet zgjedhja e kryeparlamentarit, të pranishëm edhe deputetët e Listës Serbe

Sot mbahet seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Seanca e cila nisi një orë me vonesë po kryesohet nga Avni Dehari – deputeti më i vjetër në moshë – së bashku me deputeten Sala Jashari, që është deputetja më e re në moshë e legjislaturës së nëntë.

Në seancë janë të pranishëm 119deputetë që duhet të bëjnë betimin dhe të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.


Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, duhet të propozojë emrin për kryeparlamentarin e ri, për zgjedhjen e të cilit duhen 61 vota. Deri më tani nuk dihet se kë do të propozojë LVV-ja për këtë post.

Konstituimi i Kuvendit i hap rrugën formimit të Qeverisë. Por, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ende nuk ka njoftuar se i ka siguruar votat për ekzekutivin.

Në seancë, të pranishëm janë edhe deputetët e Listës Serbe.

Depuetët u ulën në anën e djathtë të sallës plenare.

#LIVE #Nis #seanca #konstituive #Kuvendit #të #Kosovës #pritet #zgjedhja #kryeparlamentarit #të #pranishëm #edhe #deputetët #Listës #Serbe
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button