Ish-inspektori i AKI-së: Serbia mund të bëjë veprime destabilizuese në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë para gazetarëve në Bruksel se “Serbia po planifikon sulme të reja ndaj Kosovës”.
Ndërsa në fjalimin e fundvitit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ruajtja e një mjedisi paqësor dhe të sigurt në Kosovë është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor.
Mundësinë për destabilizim në Ballkan, nuk e përjashton ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani.
Ai ka thënë që gjasat janë të mëdha që Serbia të bëjë veprime ndaj fqinjëve.
“Mundësitë e destabilizimit të Ballkanit nga ana e Serbisë janë të mëdha, për shkak të qëllimeve që ajo pretendon ndaj vendeve fqinje”, tha ai për Front Online.
#Ishinspektori #AKIsë #Serbia #mund #të #bëjë #veprime #destabilizuese #në #Ballkan
gazetablic.com