Aktualitet

VIDEOLAJM / Ekzekutimi i Gjovalin Prendit në Lezhë, vajza thërret mes lotësh të atin

Një 64-vjeçar u ekzekutua në Pllanë të Lezhës mbrëmjen e kësaj të enjteje. Gjovalin Prendi u vra me armë zjarri në një lokal.

Ky është momenti kur familjarë të tij shkojnë në vendin e ngjarjes. Siç edhe mund të dëgjohet, në lokalin ku u vra Prendi ka shkuar edhe vajza e tij e cila thërret të atin.


Mësohet se pasi Gjovalin Prendi u qëllua me armë zjarri, banorët tentuan t’i shkonin në ndihmë.

Ai u dërgua në spital, por sapo ka mbërritur në duart e stafit mjekësor ka ndërruar jetë.

Kujtojmë se Gjovalin Prendi është babai i Sidorel Prendit, ose i njohur ndryshe si Roan Brahimi. Ky i fundit është ekzekutuar vitin e kaluar në Athinë. Emri i Roan Brahimit është lidhur me një sërë çështjesh kriminale.

#VIDEOLAJM #Ekzekutimi #Gjovalin #Prendit #në #Lezhë #vajza #thërret #mes #lotësh #të #atin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button