Aktualitet

“4 me 1 s’bëri vaki”, por Klosi është i kënaqur me Dibrën: Si Shqipëri e Mesme!

“4 me 1 s’ka bërë vaki” – Në fakt shprehja mbeti e pandryshuar për qarkun e Dibrës. Pavarësisht se PS kryesoi në Dibër në këto zgjedhje parlamentare, nuk arriti të marrë 4 mandate ashtu siç u tha shpesh përgjatë fushatës.

Megjithatë drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këtë qark, Blendi Klosi, u shpreh i lumtur me rezultatin. Ai deklaroi për “Opinion” se dibranët treguan se puna e qeverisë atje u shpërblye me votë.

“Sa doja të isha në emision dhe ta bëja këtë debatin e sistemit se më duket sikur po e orientoni shujmë gabim. Dibra pati një rezultar spektakolar, ishte një legjendë, pra ne mund të shkonim megjithëse ishte e pamundur teorikisht sepse i binte të ishte më shunë se në Gjirokastër apo Fier. Diferenca në përqindje nuk të lë të shkosh në numër të madh mandatesh. Rezultati në Dibër është një leksion politik që aty ku bëhen investime njerëzit largohen nga ideologjia. Nga investimet në qark dhe qartësia si komunitet i zgjuar që kanë që tashmë të votojnë fituesit.”

 

“Besoj mund të kishim pak më shumë sukses në 2, 3 qarqe. Rruga e Arbrit e bëri Dibrën Shqipëri të Mesme, flamuri i PS-së do valëvitet edhe në atë qark”, shtoi Klosi.

#sbëri #vaki #por #Klosi #është #kënaqur #Dibrën #Shqipëri #Mesme
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button