PD “vjedh” edhe protestën për Martinin: Arsimi në kohën e Berishës ishte super. Të largohet kjo ministre

Si në çdo kauzë qytetare, opozita ka arritur të penetrojë edhe tek marshimi për vrajen e vogëlushit Martin Cani.
Një marshim i nisur nga prindërit para shkollës “Fan Noli” ka përfunduar në dyert e Ministrisë së Arsimit.
Disa prej prinde e kanë braktisur tubimin para Ministrisë sapo kanë dëgjuar fjalimet e para.
Fillimisht ishte djali i pastorit demokrat, Akil Pano, që kërkoi dorëheqjen e Ogerta Manastirliut urgjentisht.
Xhonatan Pano, anëtar i Këshillit Bashkiak nga radhët e PD, u shpreh se vet këto 11 vitet e fundit arsimi është shkatërruar, pasi në kohën e Berishës ishte shumë cilësor.
Në protestë janë parë edhe ish-kryebashkiakë të PD dhe LSI, si Miranda Rira etj. Si dhe nuk kanë munguar sulmet me bojë e vezë ndaj godinës së MAS.
/a.r
#vjedh #edhe #protestën #për #Martinin #Arsimi #në #kohën #Berishës #ishte #super #Të #largohet #kjo #ministre
Java News