Kreu i KQZ raporton problematikat e para: 8% e qendrave të votimit janë hapur me vonesë, shqetësim prezenca e përfaqësuesve të partive

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat tregoi problematikat e para, që janë hasur në terren mbi procesin zgjedhor.
Ai theksoi se ka pasur vonesa në 8% të qendrave të votimit, ndërsa listoi si shqetësim dhe prezencën e aktorëve të partive, në qendrat e votimit.
“Nuk kemi asnjë qendër votimi të pahapur dhe të bllokuar. Nga përpunimi që kemi bërë. Janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë, rreth orës 08:00. Në 5% në qendrave të e votimit nuk kanë qenë të pranishëm të shtatë anëtarët e qendrës së votimit, ka patur kuorum prej katër anëtarësh, por s’kanë qenë të gjithë. Në të gjitha qendrat e votimit kanë qenë prezentë vëzhgues të partive dhe të tjerë.”, tha ai.
Ndonëse e konsideroi procesin të qetë, kreu I KQZ në konferencën e parë për zgjedhjet e 11 majit, foli edhe për raste të presioneve ndaj zgjedhësve
“Tejproblematikave të orës së parë, procesi po vijon normalisht. Ka një raportim për një rast ku pretendohet për presion dhe intimidim të zgjedhësve, nga të dy krahët për prezencë të kandidatëve pranë qendrave të votimit. Ndoshta dikush ka dashur edhe thjesht të vëzhgojë, por kandidatët nuk kanë të drejtë të jenë vëzhgues në qendra votimi, e kanë këtë të drejtë në numërim
Votimi elektronik, procesi po shkon normalisht nuk na është raportuar problem me pajisjen.” u shpreh ai.
#Kreu #KQZ #raporton #problematikat #para #qendrave #të #votimit #janë #hapur #vonesë #shqetësim #prezenca #përfaqësuesve #të #partive
Java News