Aktualitet
Fushë Kosovë, një person sulmon dy vëllezër me thikë

Të hënën është raportuar që Fushë Kosovë një person i ka sulmuar me thikë dy vëllezër.
“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy viktimat vëllezër meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi. I dyshuari ndodhet në arrati”.
#Fushë #Kosovë #një #person #sulmon #vëllezër #thikë
gazetablic.com