Aktualitet
Zjarri shkrumbon një shtëpi në Shkodër, dyshimet

Zjarri shkrumbon një shtëpi banimi në lagjen Tophanë të Shkodrës.
Nga sa mësohet, zjarri ka ardhur në pjesën e tavanit të shtëpisë, ndërsa dyshimet e para janë për shkëndijë elektrike. Në vendngjarje janë tre zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit. Shtëpia në pronësi të familjes Merlika.
Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi nuk ndodhej askush.
#Zjarri #shkrumbon #një #shtëpi #në #Shkodër #dyshimet
Java News