Aktualitet

“Ftoj Ramën në debat”, Berisha përsërit thirrjen: Hajde bashkë me socialistët

Në ditën e zisë kombëtare për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, demokratët nuk e ndalën fushatën elektorale. Në nderim të kujtimit të Papës, takimet këtë të shtunë nisën me një minutë heshtje.

Ndalesa e radhës për liderin e opozitës ishte lagjja Laprakë në Tiranë, nga ku përsëriti ftesën për debat publik.

“E ftoj të vijnë në këtë skenë, të bëjmë debat para jush. Të marr socialistët e lagjes t’i sjell këtu, unë i pranoj, por ai nuk ka besim as te socialistët. Nuk ka program, programi i tij është këneta, mashtrimi, tallavaja”.


Pavarësisht dorës së shtrirë për ballafaqim, Berisha shprehu bindjen se në këtë fushatë nuk do ketë përballje, pasi siç tha Rama u ka dhënë urdhër të gjithëve që të shmangin debatet. “Ka dy muaj që ka ndaluar me urdhër kandidatët e tij që të ballafaqohen me kandidatët tanë. Nuk do që të merrni ju vesh të vërtetat”.

Një koment pati edhe për nismën e prezantuar së fundmi nga Rama, paqen fiskale me biznesin. “Çfarë është paqja e tij fiskale, paqja e tij fiskale është amnistia, është parajsa për botën e krimit, është ndëshkim për ju qytetarë të dashur”.

Në këtë takim, kreu i opozitës shoqërohej me disa miq të tij ndërkombëtar, presidentin e Urdhrit të Maltës dhe ministren e qeverisë së Kroacisë, Nina Obuljen.

Stylish GIF

#Ftoj #Ramën #në #debat #Berisha #përsërit #thirrjen #Hajde #bashkë #socialistët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button