Apartament dhe garazhe/ Konfiskohen pasuritë e një personi në Elbasan, dyshohet se i përfitoi nga veprimtari kriminale në Angli

Me kërkesë të Prokurorisë Elbasan, konfiskohen pasuritë e shtetasit L.C. me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
• Pasuria e paluajteshme e llojit “Apartament”, ne qytetin e Elbasanit;
• Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit; dhe
• Pasuria e paluajteshme e llojit “Garazh”, ne qytetin e Elbasanit;
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.
#Apartament #dhe #garazhe #Konfiskohen #pasuritë #një #personi #në #Elbasan #dyshohet #përfitoi #nga #veprimtari #kriminale #në #Angli
Java News