Aktualitet
Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në Kukës ku një makinë ka goditur në rrugë një motor ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi.
Mësohet se drejtuesi i ndjerë i motorit është shtetasi me iniciale J. Sh. rreth 60 vjeç.
Aksidenti është shënuar rreth orës 21:20 minuta në aksin nacional Kukës-Shishtavec, kilometri i 6-të.
Drejtuesi i automjetit ka dhënë ndihmën e parë viktimës duke e transportuar në spitalin e Kukësit, më pas është larguar.
#Aksident #vdekje #në #Kukës
Lapsi