Prokurori i Barit, Roberto Rossi: Mafia shqiptare shumë e fortë, por do ta luftojmë këtë kancer

Prokurori i Barit, Roberto Rossi, vlerësoi bashkëpunimin me SPAK dhe autoritetet shqiptare për rezultatin e megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë të zhvilluar këtë të mërkurë. Në fjalën e tij në Tiranë, nga selia e Prokurorisë së Posaçme, Rossi tha se është shumë i lumtur për bashkëpunimin me palën shqiptare në luftën kundër mafies dhe trafikut të drogës.
“Kemi punuar dhe vazhdojmë punojmë prej 10 vitesh për arritjen e objektivave të përbashkët. Për ne, luftimi i krimit në Shqipëri apo Itali është e njëjta gjë dhe jemi plotësisht të ndërgjegjshëm që autoritet hetuese shqiptare dhe në veçanti SPAK, janë tepër të afta të ndjekin veprave penale bashkë me ne”, tha ai.
“Mafia shqiptare për fat të keq ka një forcë ndërkombëtare shumë të madhe, por jemi të siguritë që populli shqiptar, me anë të prokurorisë dhe gjyqtarëve shqiptarë, do të jetë në gjendje të luftojë këtë kancer. Pikërisht mes bashkëpunimit perfekt, do ta arrijmë këtë objektiv”.
#Prokurori #Barit #Roberto #Rossi #Mafia #shqiptare #shumë #fortë #por #luftojmë #këtë #kancer
Java News