Aktualitet

Ronaldo: “Mbappe te Reali? Ai flet shumë mirë spanjisht, më ka bërë shumë përshtypje…”

Pak ditë pas bisedës me Kylian Mbappe në Paris, gjatë disa ndeshjeve të NBA-së të luajtura në kryeqytetin francez, “Fenomeni” Ronaldo foli për të ardhmen e sulmuesit të Paris Saint-Germain.

Kontrata e Mbappe-s skadon në qershor dhe ai ende po përballet me interesimin e Real Madridit, një nga ish-skuadrat e brazilianit.

“Real Madrid ka gjithmonë lojtarët më të mirë në botë, një filozofi që ruhet për shumë vite dhe nuk është për t’u habitur që ata vazhdojnë kështu”, tha Ronaldo.

“Nuk e di nëse do të shkojë te Real Madrid, por është e vërtetë që flet pothuajse perfekt spanjisht. Më duket mbresëlënëse sa mirë e flet. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është një telenovelë që tashmë po zgjat shumë”, përfundoi ai.

/ Sport



#Ronaldo #Mbappe #Reali #flet #shumë #mirë #spanjisht #më #bërë #shumë #përshtypje..
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button