Sport

Turp, nuk na dha dy penallti

Ëndrra për titull kampion vazhdon. Vllaznia ka eleminuar Dinamon dhe është kualifikuar për në finale. Ishte Bekim Balaj ai që i dha fitoren shkodranëve. Sulmuesi kuqeblu tundi dy herë rrjetën në pjesën e parë të takimit, përkatësisht në minutën e 29 dhe në të 36. Në të dyja rastet, goli u shënua nga pika e bardhë e penalltisë.

Dinamo mori frerët e lojës në duar në pjesën e dytë të takimit, kur dominoi kundërshtarin. Itodo ngushtoi shifrat në minutën e 51-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Kështu Dinamo ndërpret rrugëtimin drejt titullit kampion, ndërsa Vllaznia do të presë mbrëmjen e nesërme për të mësuar kundërshtarin që do të ketë në finale. Pas ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH”.

Daja (Dinamo): “Kështu si keni mbajtur ju analizën, edhe unë do të mbaj shënim të gjitha kartonat e verdhë nuk ka dhënë Hamiti. Kishte një penallti në minutën e 45, që unë e pashë tani. Nuk e pashë gjatë lojës, por e pashë tani. Ishte njësoj si penalltitë e Vllaznisë. Nuk i kundërshtuam kur u dhanë, por edhe për ne duhej të jepej. Ishte dorë e hapur. Po e lëmë këtë. Në pjesën e dytë ishte një tjetër penallti e padhënë. Me këtë teknologji dhe të ketë kurajën të bëjë këtë performancë që bëri ai… bie poshte gjithë vlera tekniko-taktike. Siç Vllaznisë iu dhanë ato penallti, edhe ne na duhej dhënë ajo penallti. Dora ishte e hapur. Është turp. Nëse klubi nuk do t’i nxjerrë, do t’i nxjerrë unë me video ato që ka bërë ky zotëria këtu sot.

Pavarësisht dozës emocionale, Vllaznia e ka merituar të jetë në gjysmëfinale. Edhe Vllaznia, edhe ne patëm raste. Ne në start nuk ishim të barabartë, sepse ne nuk kishim as një ditë për të përgatitur ndeshjen. Sigurisht që unë me të mbaruar ndeshjen i them djemve: “Ngrijeni kokën, nap resin gjëra të tjera përpara”. Nëse ne do të shkojmë në Europë duhet të shkojmë me një kampionat me më shumë lojë efektive, me më pak rënie bilbili. Kemi edhe një ndeshje për të mbyllur kampionatin. Nuk e di se çfarë qasjeje do t’i japim asaj ndeshjeje”.

Brdariç (Vllaznia): “Nuk mund t’i parandalosh të gjitha. Dinamo është një nga ekipet më të mira. Kanë një trajner shumë të mirë. Kanë shumë alternativa. Ishim pak në vështirësi në pjesën e dytë. Por shtuam një qendërmbrojtës dhe ishim më mirë. Gruda mori një karton të verdhë dhe nuk donim të rrezikonim më shumë.

Partizani apo Egnatia? Kam respekt për të dyja. Egnatia është kampione në fuqi. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë. E dimë që Partizani do të luftojë deri në fund. E kanë merituar të jenë këtu. Nuk e di nëse do të jem këtu në stadium, apo do ta shoh në shtëpi. Ne e kemi merituar fatin. Herën e fundit nuk kishim një stol me kontigjent, ndërsa këtë vit e kemi. Edhe fryma e grupit. Kemi shumë energji me njëri-tjetrin”./Sport Elspres/

#Turp #nuk #dha #penallti
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button