Koçi: Ikja e Ahmetajt është burgosje; Gjikondi: Keni edhe ju përgjegjësi që zgjidhni këta persona!

Në emisioni ‘3D nga Alban Dudushi’ deputeti socialist Petro Koçi është përfshirë në një debat me analisten Brizida Gjikondi, për mënyrën se bëhen praktikat e përzgjedhjes së figurave publike në Partinë Socialiste.
Deputeti Petro Koçi tha që socialistët ndaj kanë mbështetur pa rezerva strukturat ligjore të drejtësisë sikurse është SPAK, pikërisht që të ndëshkohet gjithë personat që kanë probleme me të.
Madje edhe kur nuk jemi dakord për shkak të masave që janë të rënda, ne serish nuk kemi komentuar tha ai, por mazhoranca gjendet para akuzave si në rastin e z. Arben Ahmetaj që po ta kishte arrestuar, ai nuk do të largohej nga Shqipëria.
Sakaq thekson ai, “pavarësisht se përgjegjësia ligjore është personale por dhe partia duhet të rishikoi dhe qasjen që ka për rekrutimin e personave publik, që sikurse e përmendi dhe ai, kjo ka ndikuar dhe në përgjegjësinë morale të PS-së përderisa vetë Kryeministri Rama ka folur shumë për këtë fenomen”.
Ne ndaj e bëmë SPAK , tha Koçi dhe ndaj i japim mbështetje pa rezerva. Ndaj dhe rasti i Arben Ahmetaj, thonë që ndaj iku se nuk e futëm brenda shpejt. Por ikja prapë së prapë tha Koçi, është një lloji burgosje.
“Nga njëra anë është krenaria e bërjes së një reforme dhe nga ana tjetër unë e kam quajtur si përgjegjësi morale e personave që kanë përgjegjësi ligjore. Është një përgjegjësi individuale dhe morale e të gjithë individëve që kanë probleme me drejtësinë. Fakti që kryeministri ka folur gjerë e gjatë për fenomenin e personave që kanë probleme me ligjin do të thotë që dhe ai ndjen përgjegjësi morale”, deklaroi Koçi.
Socialisti Koçi apeloi që mazhoranca ka nevojë për reflektim në praktikat e punës së përzgjedhjes së individëve përfaqësues.
Por analistja Brizida Gjikondi replikon me deputetin Petro Koçi se, “përgjegjësia morale është më e pakta por si zgjidhen këta drejtues. Nëse s’do të ishte SPAK e kuptoni çfarë skandaloze do të ishte situata reale me titullarët që ofron PS-ja shqiptarëve”.
/a.r
#Koçi #Ikja #Ahmetajt #është #burgosje #Gjikondi #Keni #edhe #përgjegjësi #që #zgjidhni #këta #persona
Java News