Aktualitet

Dhëndri i Berishës u ankua për zgjedhjet, shpërthen Kokalari: Mbylle gojën, prej teje dhe gjithë familjes suaj fitoi Rama

Edhe pse prej më shumë se një viti është në arrest shtëpie, për shkak se akuzohet për dosjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ndjek me vëmëndje dhe zhvillimet politike në vend.

Ashtu si vjehrri i vet Sali Berisha, ai ankohet se zgjedhjet e 11 majit u vodhën nga Rama.

Por Malltezit i është përgjigjur Evi Kokalari.

“Po sikur ta mbyllësh gojën, Abi Malltezi, dhe të hetohesh!

Ti, gruaja jote dhe e gjithë familja jeni arsyeja pse Rama është në mandatin e tij të katërt, më i fortë dhe më popullor se kurrë.

Kjo do të thotë se ai do të fitojë një tjetër mandate në vitin 2029.

Ju të gjithë duhet të largoheni nga politika, o njerëz të pabesë, që nuk e kuptoni se po dëmtoni çdo shqiptar sepse duhet të mbroheni nga hetimet e mëdha për korrupsion.

Shqiptarët e krahut të djathtë ju refuzuan plotësisht të gjithëve, prandaj largohuni dhe na lini ne të marrim përsipër fatet e vendit tonë!!

Të paktën, na kurseni dy qindarkat tuaja dhe mbajeni gojën mbyllur sepse  asnjeriu nuk i intereson se çfarë keni për të thënë”, shkruan ajo.

#Dhëndri #Berishës #ankua #për #zgjedhjet #shpërthen #Kokalari #Mbylle #gojën #prej #teje #dhe #gjithë #familjes #suaj #fitoi #Rama
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button