Aktualitet

Berisha: Po përgatisim ‘luftën’ për mbrojtjen e votës! Kemi filmime e dokumente që tregojnë vjedhjen e zgjedhjeve

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku rezultatet deri më tani tregojnë se PD merr vetëm 50 mandate, Berisha ka dalë sërish në një konferencë për mediat, duke pretenduar se zgjedhjet u vodhën. Berisha akuzoi mazhorancën se përmes përdorimit të bandave kriminale në fushatë, ka deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Ai nënvizoi se opozita po përgatit një “luftë të fuqishme” për të mbrojtur të drejtën e votës, që sipas tij është cenuar rëndë.

“Partia Demokratike në emergjencë duhet të përcaktojë rrugët e mbrojtjes së votës së shqiptarëve, dhe pastaj të gjitha të tjerat. Por emergjenca e emergjencës është se, zgjedhjet e grabitura nuk i falen kurrë, narkodiktatorit Edi Rama. Cilido që mendon ndryshe, le të hedhë poshtë njërën nga faktet që kemi paraqitur. Kësaj here gjërat bazë janë publike, i bëri me vendime qeverie Edi Rama. Nuk po merremi me ato të nëndheshmet”, tha Berisha.

Ndërkohë, Berisha thotë se kanë në duart fakte, materiale dhe dokumente që tregojnë se zgjedhjet e vodhën, por në fakt nuk publikon asnjë, por thotë se do të informojë Kongresin e SHBA dhe kancelaritë europiane.

“Dënoj me forcën më të madhe terrorin policesk, ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina. E gjithë ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës.

Dënoj akte të tjera të falangave të krimit që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve.

Pra, ftoj demokratët dhe demokratet e mbarë opozitarët të vazhdojmë këtë mision, si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë.

Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës.

Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës, shëmtinë e kësaj farse elektorale”, tha Berisha.

#Berisha #përgatisim #luftën #për #mbrojtjen #votës #Kemi #filmime #dokumente #që #tregojnë #vjedhjen #zgjedhjeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button