Aktualitet
“Metamorfoza”, seancë në GJKKO, Behar Bajri kërkon nxjerrjen jashtë të gazetarëve: Më kanë paragjykuar!

Ka nisur në GJKKO procesi gjyqësor për çështjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë marrë Pëllumb Gjoka, Behar Bajri, ish prokurori Xhevahir Lita si dhe ish shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri.
Në nisje të seancës Behar Bajri i kërkoi gjykatës që procesi të vijojë me dyer të mbyllura dhe të mos marrin pjesë gazetarët pasi është ndjerë i paragjykuar, por kërkesa u rrëzua.
Në të njëjtën kohë, seanca u shty në datë 30 Janar për shkak se mungonin dy avokatë të personave të pandehur.
#Metamorfoza #seancë #në #GJKKO #Behar #Bajri #kërkon #nxjerrjen #jashtë #të #gazetarëve #Më #kanë #paragjykuar
Java News