Sport

“Giro d’Italia”/ Çiklisti del nga rruga dhe përplaset në trotuar, përfundon në spital

Në kilometrat e fundit të Giro d’Italia në Etapën e Parë, në Fresk ka pasur një aksident mes disa çiklistëve që kanë humbur ekuilibrin.

Mikel Landa duket se ka pësuar një lëndim serioz dhe ka dalë jashtë rrugës, duke u përplasur në trotuar.

Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” filloi nga Durrësi më 9 maj dhe tre etapat e para do zhvillohen në Shqipëri.

Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në kryeqytetin e vendit, Tiranë, pas 160 kilometrash. 184 çiklistë nisën pedalimin që pritet të përfundojë pak pas orës 17:00 në Tiranë. Nën një atmosferë festive, mijëra qytetarë kishin dalë të shihnin çiklistët në rrugët e qytetit.

The post “Giro d’Italia”/ Çiklisti del nga rruga dhe përplaset në trotuar, përfundon në spital first appeared on JavaNews.al.

#Giro #dItalia #Çiklisti #del #nga #rruga #dhe #përplaset #në #trotuar #përfundon #në #spital
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button