Aktualitet

Mot i qëndrueshëm dhe me diell, si pritet të jenë temperaturat këtë të shtunë

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për një pjesë të madhe të ditës, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Në relievet malore, në lindje vranësirat hera-herës do të jenë mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.


#Mot #qëndrueshëm #dhe #diell #pritet #të #jenë #temperaturat #këtë #të #shtunë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button