Aktualitet
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, mes tyre edhe autobusi i nxënësve

Tre makina u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve të korrespondentit të Klan News Martin Marku, mes automjeteve u përfshi edhe autobusi i transportit të nxënësve.
Ngjarja u shënua pranë kryqëzimit të Rrilës, teksa për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, dhe nxënësit kanë vijuar rrugën me mjete të tjera transporti.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
#Aksident #trefishtë #në #aksin #LezhëMilot #mes #tyre #edhe #autobusi #nxënësve
Java News