PD padit nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Ivi Kaso: Kemi faktuar parregullsitë, do të vijojmë denoncimet në SPAK

Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso ka njoftuar se Partia Demokratike ka paditur dje penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spaho për ‘shkelje të rënda të ligjit zgjedhor’.
PD ka bërë padinë së SPAK, edhe për drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, Tatim Taksave të cilët, sipas demokratëve ‘janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për tu bërë presion dhe shantazh, bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon’.
“PD ka paditur dje penalisht ish nënkryetaren e bashkisë Korçë dhe kandidaten e preferuar të Niko Peleshit, Besa Spahon për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.
E ka paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet,
Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë,duke filluar nga Niko Peleshi,duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveç me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.
I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar,do të ruhet dhe do të mbrohet.
PD është në krye të detyrës,është duke monitoruar gjithçka dhe duke ja referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë.
Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1, të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin.”, thotë Kaso.
Ndërkohë në një intervistë për News24, Kaso deklaroi se strukturat shtetërore janë vënë në funksion të blerjes së votës, duke përmendur me emra konkretë drejtues të institucioneve që sipas tij po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe administratës.
“Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Korçës ka në dispozicion drejtorët rajonalë për të mbledhur vota për 11 majin. Punonjës të Kadastrës shkojnë derë më derë dhe premtojnë legalizime për vota, gjë që s’e kanë bërë në 12 vite,” tha Kaso.
Sipas tij, të njëjtat taktika po përdoren nga drejtori i AKU-së dhe drejtoresha e Tatimeve, të cilët, sipas denoncimit, po kërcënojnë biznese dhe individë për të mbështetur kandidaten socialiste Besa Spaho.
Ai paralajmëroi edhe një kallëzim penal që do të dorëzohet në SPAK ndaj kandidates Vinjola Rota, e cila, sipas PD-së, në rolin e drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore, ka përdorur pozitën për të ushtruar presion ndaj mësuesve për vota.
“Të gjithë këta banditë zgjedhorë nuk kanë frikë të shpërdorojnë pushtetin dhe burimet e shtetit. Kemi prova dhe do i depozitojmë në SPAK,” përfundoi Kaso.
#padit #nënkryetaren #Bashkisë #Korçë #Ivi #Kaso #Kemi #faktuar #parregullsitë #të #vijojmë #denoncimet #në #SPAK
Java News