Sport

VIDEO/ Tiago Mota nuk e ka provuar ende shijen e fitores, Juventusi ndalet edhe nga ekipi francez –

Tiago Mota duhet të presë ende për të shijuar fitoren e parë me Juventusin. Pas humbjes kundër Nyrembergut, Juventusi është ndalur në barazim nga Bresti në miqësoren e dytë përpara nisjes së sezonit të ri. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta prodhoi 4 gola. Kamara shënoi i pari në këtë takim miqësor, duke i dhënë epërsinë Brestit në minutën e 51-të.

Vetëm 7 minuta më vonë Dushan Vlahoviçi ktheu sërish baraspeshën pasi realizoi me sukses një 11 metërsh. Danilo përmbysi përkohësisht shifrat për Juventusin në minutën e 72-të, por goli i tij nuk mjaftoi për të siguruar fitoren. Në minutën e 83-të, Kamblani vulosi rezultatin përfundimtar në 2-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/



#VIDEO #Tiago #Mota #nuk #provuar #ende #shijen #fitores #Juventusi #ndalet #edhe #nga #ekipi #francez
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button