Aktualitet
GJKKO urdhëron SPAK-un t’i japë Beqajt aktet e dosjes falas, ish-ministri: Vendim i drejtë!

Gjykata e Posaçme vendos t’i verë në dispozicion pa pagesë Ilir Beqajt dhe të bashkëpandehurve aktet e dosjes së “Sterilizimit”.
Sipas gjykatës, mbrojtja mund t’i marrë 602 fashikujt në mënyrë elektronike.
Kështu GJKKO ka urdhëruar SPAK që ish-ministri të pajiset falas me aktet e dosjes dhe jo kundrejt pagesës prej 10 mln lekësh që kishte kërkuar organi i akuzës.
Jashtë sallës Beqaj e konsideroi si të drejtë vendimin e gjykatës. Seanca e radhës më 13 maj, ora 09.00.
/a.r
#GJKKO #urdhëron #SPAKun #japë #Beqajt #aktet #dosjes #falas #ishministri #Vendim #drejtë
Java News