Shëndeti

“Dridhej nga frika”, Brataj rrëfen evakuimin e 1-vjeçarit nga Gaza: Mendonte se do ndodhnin bombardime

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza u evakuua në Shqipëri për të marrë kujdes mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”.

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një lidhje direkte me gazetarin e Klan News, Besard Jacaj ka treguar më shumë detaje në lidhje me evakuimin e fëmijës 1-vjeçar.

Brataj rrëfeu kalvarin e sëmundjes së fëmijës teksa shtoi edhe faktin se në çfarë gjendje psikologjike ishte familja që erdhi në Shqipëri. Kreu i urgjencës tha se fëmija ishte i frikësuar se nga momenti në moment mund të kishte bombardime.


Skënder Brataj:
Të gjitha vendet sidomos Komiteti Evropian prokupohen sidomos për fëmijët sepse nuk është vetëm rasti i trajtimit të tyre, por edhe kur dalin nga reanimacioni të kenë një ndjekje të mëtejshme. Komiteti Europian në bashkëpunim me të gjithë shtetet dhe OBSH ka bërë shpërndarjen e shumë fëmijëve nga Gaza në vende të ndryshme edhe ardhja e këtij qytetari në Shqipëri ishte njëkohësisht me tre shtete të tjera Rumania, Norvegjia dhe një shtet tjetër plus Shqipëria sepse kërkojnë para kohe duke kombinuar sidomos me ministritë e Shëndetësisë dhe në rastin tonë ishte kërkesa kundrejt ministrisë së Shëndetësisë e cila me strukturat e veta me Urgjencën Kombëtare, me Spitalin Nënë Tereza bën të mundur dhe vunë në dispozicion gjithë personelin dhe strukturën për të ndjekur këtë fëmijë i cili kishte kaluar në një gjendje shumë kritike, kishte qenë i intubuar, kishte pasur komplikanca postintubimi dhe sigurisht që duhet të ndiqet për disa kohë se mund të ketë përkeqësime.

#Dridhej #nga #frika #Brataj #rrëfen #evakuimin #1vjeçarit #nga #Gaza #Mendonte #ndodhnin #bombardime
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button