Aktualitet
Prangoset 42-vjeçari në Tiranë, dyshohet se ngacmoi seksualisht djalin e tij

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur.
Shtetasi i identifikuar si S.Z., është vënë në pranga këtë të shtunë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2.
Ai akuzohet gjithashtu se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Mosha e djalit të mitur nuk bëhet e ditur.
#Prangoset #42vjeçari #në #Tiranë #dyshohet #ngacmoi #seksualisht #djalin #tij
Java News