Peci njofton për hapjen e aplikimeve për subvencione 2025: Procesi do të monitorohet me teknologjinë më të avancuar

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci, ka njoftuar se brenda dy javësh hapet thirrja për aplikim në Programin e Pagesave Direkte/Subvencione 2025, raporton .
Ai theksoi se këtë vit do të përdoret teknologjia më e avancuar, përfshirë imazhet satelitore, për të monitoruar procesin e subvencionimit, duke garantuar transparencë dhe eliminimin e mundësive për abuzim.
Peci u bëri thirrje fermerëve të aplikojnë saktë dhe të përfitojnë nga ky program mbështetës.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi Kosovë!
Të dashur fermerë, mbrenda dy javësh hapet thirrja për aplikim në Programin e Pagesave Direkte/Subvencione 2025!
Këtë vit kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt forcimit të transparencës dhe meritokracisë, pasi procesi i subvencionimit do të monitorohet me teknologjinë më të avancuar, përfshirë imazhet satelitore të fundit.
Kjo do të mundësojë një verifikim milimetrik të çdo prone bujqësore, duke siguruar një proces të drejtë dhe eliminimin e çdo tentative për abuzim.
Mbështetja për fermerët tanë vazhdon! Prandaj, ju ftoj që pas dy javësh të aplikoni në mënyrë korrekte dhe të përfitoni nga ky program.
Suksese
#Peci #njofton #për #hapjen #aplikimeve #për #subvencione #Procesi #të #monitorohet #teknologjinë #më #të #avancuar
gazetablic.com