Aktualitet

Sa persona e mbajnë emrin “Aderim” në Kosovë?

Partitë politike tashmë po i bëjnë edhe përgatitjet e fundit për ta nisur fushatën zgjedhore.

Subjektet ditën e djeshme edhe i kanë finalizuar listat e kandidatëve për deputet, të cilat edhe i publikuan.

Të gjitha partitë parlamentare, i forcuan radhët e tyre.

Aderime të reja pati nga të gjitha sferat: Sporti, muzika, arti, biznesi etj.

Këto prurje sefte do të synojnë një karrige në Kuvendin e Kosovës.

E në vendin tonë ka persona që janë pagëzuar me këtë emër.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 11 persona e bartin këtë emër.



#persona #mbajnë #emrin #Aderim #në #Kosovë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button