Aktualitet
Aksident tragjik në SHBA, 7 të vdekur dhe 37 të plagosur

Shtatë persona humbën jetën në një aksident të shtunën në Misisipi të SHBA-së, kur autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys.
Mes viktimave ishte një 6-vjeçar dhe një 16-vjeçar. Dy viktimat e reja ishin vëllezër, sipas raportit mjekësor.
Të paktën 37 persona të tjerë u plagosën.
Përplasja, e cila ndodhi midis Vicksburg dhe Bovina në Interstate 20 rreth orës 12:30 (koha lokale), përfshiu një autobus turistik që transportonte 47 persona, shumica e të cilëve ishin hispanikë.
/a.r
#Aksident #tragjik #në #SHBA #të #vdekur #dhe #të #plagosur
Java News