Aktualitet

Tentuan të vrisnin “kapon” e drogës, Xhevdet Plakun, Apeli lë në fuqi dënimin me burg për 4 anëtarët e grupit

Apeli i Posaçëm  ka miratuar vendimin e Shkallës së parë për Dedan Gjoni, Algert Rapi, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni.

Lë në fuqi dënimin me 5 vite burg për Rexhep Rapin, dhe 4.8 vite burg për Algert Rapi, Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermeni.

Ata akuzohen se do të vrisnin Xhevdet Plakun.


Prokuroria e Posaçme  në 2023 tha se plani për të vrarë të konsideruarin “kapo i drogës, Xhevdet Plaku, apo siç njihej ndryshe me nofkën “Akili” ishte planifikuar të realizohej më 17 shtator 2019 në Durrës.

#Tentuan #të #vrisnin #kapon #drogës #Xhevdet #Plakun #Apeli #lë #në #fuqi #dënimin #burg #për #anëtarët #grupit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button