Aktualitet

Dita e Dëshmorëve të Kombit, Begaj dhe Spiropali homazhe në përkujtim të të rënëve për liri

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, liderët e shtetit kanë kryer homazhe në përkujtim të të rënëve për liri. Presidenti Begaj dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur në shenjë nderimi  përpara monumentit simbol “Nëna Shqipëri”, në varrezat e Dëshmorëve. Po ashtu nderime kryen edhe Ministri Pirro Vengu, Ministrja Ogerta Manastirliu dhe Ministri Igli Hasani.

5 Maji është një ditë e veçantë përkujtimore në të cilën nderohen të gjithë ata burra dhe gra që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Kjo datë përfaqëson mirënjohjen dhe respektin e përhershëm që populli shqiptar i kushton sakrificës së atyre që luftuan për një të ardhme më të mirë. Kjo ditë lidhet me rënien heroike të Qemal Stafës më 5 maj 1942, një figurë simbol e rinisë antifashiste, i cili ra në luftë kundër pushtuesve. Në nder të tij dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, kjo ditë u shpall Dita e Dëshmorëve.


Stylish GIF

#Dita #Dëshmorëve #të #Kombit #Begaj #dhe #Spiropali #homazhe #në #përkujtim #të #të #rënëve #për #liri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button