Aktualitet
15-vjeçarja në Tiranë përjeton momente tmerri pas njohjes online, i riu e përndjek pasi ra në dashuri! Erdhi nga Finlanda!

Një 19-vjeçar, banues në Finlandë ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë të mitur.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se vajza, 15 vjeç u njoh në rrjetet sociale me 19-vjecarin, i cili është palestinez me pasaportë finlandeze.
Pasi kane folur për rreth 2 muaj vajza nuk ka dashur ta vijojë me bisedën dhe është shkëputur.
Kjo e ka acaruar djalin i cili ka ardhur nga Finlanda në Tiranë në lagjen e vajzës dhe vinte vërdallë shtëpisë se saj duke e kërkuar
Pasi është njoftuar policia, ka bërë arrestimin e tij. Me vete atij i është gjetur edhe një thikë.
#15vjeçarja #në #Tiranë #përjeton #momente #tmerri #pas #njohjes #online #riu #përndjek #pasi #në #dashuri #Erdhi #nga #Finlanda
Java News