Aktualitet
Përplasje në aksin Librazhd-Elbasan, lëndohet drejtuesi dhe pasagjerja e një motorri

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mengel. Mësohet se një makinë ka aksidentuar një motomjet.
Si pasojë, janë plagosur shtetasi dhe pasagjeria që udhëtonte në këtë motomjet, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
#Përplasje #në #aksin #LibrazhdElbasan #lëndohet #drejtuesi #dhe #pasagjerja #një #motorri
Lapsi