Sport

Atalanta e la ndeshjen në Riad, dukej shumë qartë nga formacioni –

Interi ka kaluar në finalen e Superkupës së Italisë pasi ka mundur Atalantën në shifrat 2-0. Përtej diskutimeve për golin e parë, qartësisht zikaltërit ishin në një tjetër nivel karshi kundërshtarit. Ish-futbollisti i Juventusit, Massimo Mauro, u shpreh se Atalanta ka zgjedhur që ta nënvlerësojë këtë ndeshje pasi i ka përqendruar forcat në kampionat.

“Gasperini, më bën të qesh kur thua se ishte një eksperiencë e shkëlqyer kjo kundër Interit. Nga zgjedhjet në fushë dhe fjalët e tua duket qartë se Superkupa e Italisë për ty nuk ka pasur rëndësi të lartë dhe ka qenë një stërvitje e shkëlqyer për ekipin tënd. Provuat disa lojtarë të tjerë sepse për ju kampionati është shumë më i rëndësishëm dhe nuk iu interesonte shumë që të luanit një Superkupë në këtë datë në Riad”, u shpreh Massimo Mauro, i cili është kundërshtuar nga Gasperini që tregoi vazhdimisht se e kishte marrë këtë ndeshje me vlerësim të lartë. /ELio Hajdari-Sport Ekspres/

#Atalanta #ndeshjen #në #Riad #dukej #shumë #qartë #nga #formacioni
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button