Aktualitet
Dhëndri dogji me benzinë shtëpinë e ish-vjehrrit në Llakatund, pamjet nga vendngjarja

Në pamjet e siguruara shihen shtëpitë e shkrumbuara.
Mësohet se zjarri është i qëllimshëm.
Sipas burimeve të informacioneve ka pasur debate brenda familjes së Lufti Fanajt, pasi ish-dhëndri i shtëpisë, nga Kosova, i ka dhunuar, ka nisur që të spërkasë me benzinë banesën e tij dhe më pas i ka vënë flakën.
Për pasojë nga zjarri, është djegur dhe banesa ngjitur, të shtetasit Petrit Izeti.
Po ashtu raportohet se anëtarët e familjes Fanaj ndodhen në spital për shkak të dëmtimeve nga dhuna, por dhe nga flakët e zjarrit.
Ndërkohë, priten të tjera detaje nga ngjarja në fjalë.


