Arifi: Osmani dhe Kurti kanë përplasje konceptesh, Gërvalla ‘gjah’ i lehtë për Kryeministrin!

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ishte i vetmi që nuk mori pjesë në takimin e thirur nga Presidentja Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Osmani në konferencën që mbajti për media pas takimit tha se nuk i di arsyet e mos-prezencës së Kurtit.
“Nuk ka qenë kryetari i LVV-së në takim, nuk i dimë arsyet, mund ta pyesni atë drejtpërdrejt, supozoj se është në zyrë”, ka thënë Osmani raporton Gazeta Blic.
Presidentja pati një përgjigje ironike edhe për Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas deklaratës që kjo e fundit dha në koncertin që u mbajt për diasporën në kryeqytet.
“Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publiku ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, deklaroi Osmani për Gërvallën.
Në lidhje me këto polemika të ‘treshes’ Osmani-Gërvalla-Kurti, ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve poltike, Avni Arifi.
Arifi tha se nuk ka përplasje por përplasje konceptesh.
Retorika e Presidencës është pro bashkëpunimit me aleatët ndërsa ajo e Kurtit mospërfillëse ndaj tyre.
“Nuk është përplasje personale por përplasje konceptesh. Retorika e Presidencës pro bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatët është në kundërshtim të plotë me konceptin izolues dhe mosperfillës ndaj aleatëve te cilin tash 4 vjet e aplikon Kurti që na solli edhe sanksionet.Kjo retorikë dhe ky dallim i madh konceptesh është ditë se do të ndeshen dhe çështja ka qenë se a do të vazhdoj Presidentja të heshtë dhe ta luaj rolin e noteres apo do te kryej rolin e Presidentes dhe të mbroj Kosoven”
Arifi tha se rreshtimi i Donika Gërvallës tek Albin Kurti ka qenë ‘gjah’ i lehtë për të.
Ai tutje potencoi se ka ardhur koha që Osmani ta ndal ciklin e mashtrimit që Kurti dhe qeverisja e tij kanë instaluar.
“Ka ardhë koha qe Presidentja te ju tregoj qytetareve të vet për poziten e vertetë qe ka Kosova dhe ta ndal ciklin e mashtrimit qe Kurti dhe qeverisja e tij ka instaluar. Sa i perket rreshtimit te Gervalles tek Kurti, ata që kanë bashkëpunuar me Kurtin, e dinë se Kurti e ka specialitet peshkimin te kuadrot e partnereve e kjo ka qene ‘gjah’ i lehtë” deklaroi Arifi për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
#Arifi #Osmani #dhe #Kurti #kanë #përplasje #konceptesh #Gërvalla #gjah #lehtë #për #Kryeministrin
gazetablic.com