Rezultatet e 11 Majit, kush janë 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura! Vetëm dy emra nga PD

Ndërsa kanë mbetur për t’u numëruar kutitë e fundit, janë bërë publike të dhënat paraprake mbi 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura në zgjedhjet e 11 majit.
Në krye të kësaj liste qëndron Blendi Gonxhja në Qarkun Tiranë, i cili ka siguruar 194,02 vota dhe pas tij është kandidatja e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit, Sara Mila e cila ka siguruar 18,626 vota.
I treti në këtë listë është sërish një socialist, Arkend Balla, kandidat në Qarkun e Durrësit, me 18,439 vota.
Lista vijon me emra të tjerë të Partisë Socialiste, ndërsa bie në sy fakti se vetëm dy nga 10 më të votuarit i përkasin Partisë Demokratike: Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, të dy nga Qarku i Tiranës.
Megjithatë, një tjetër detaj interesant është fakti se Ilir Alimehmeti, megjithëse ka marrë 12,685 vota, nuk është pjesë e listës fituese
#Rezultatet #Majit #kush #janë #kandidatët #më #të #votuar #nga #listat #hapura #Vetëm #emra #nga
Java News